Fillon Liga e Parë e Meshkujve

Fillon Liga e Parë e Meshkujve

17/10/2024

Të enjten dhe premten zhvillohet xhiroja e parë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Në këtë edicion garojnë tetë skuadra në këtë rang garash, ku pritet një garë e fortë gjatë gjithë edicionit.

Ndeshja e vetme që zhvillohet të enjten është ndërmjet Vushtrrisë dhe KEKU-t.

Të premten, Kerasan do të përballet me Grapeland, derisa Borea do të ndeshet me Kosovarin.

Sfida e fundit është mes New Basket dhe Istogut.

Skuadrat kanë bërë përforcimet e nevojshme, varësisht nga synimet që kanë, duke bërë, që të presim takime interesante në këtë edicion të Ligës së Parë të Meshkujve.

Java 1 -  Liga e Parë e Meshkujve

E enjte

20:30 Vushtrria-KEKU

E premte

18:15 Kerasan-Grapeland

20:15 Borea-Kosovari

21:00 New Basket-Istogu

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners