Trepça pëson në shtëpi nga MHP Riesen Ludwigsburg

Trepça pëson në shtëpi nga MHP Riesen Ludwigsburg

16/10/2024

Kampionia e Kosovës, Trepça ka pësuar humbje nga MHP Riesen Ludwigsburg me rezultat 57:70 (21:21, 11:14, 13:12, 12:23), në grupet e FIBA Europe Cup.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin dhe kjo pjesë përfundon 21:21. Edhe periudha e dytë ishte e baraspeshuar, por me shumë gabime, duke u shënuar shumë pak pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 32:35.

Por, dallimi u bë në pjesën e dytë. Skuadra gjermane ishte më e mirë, sidomos në momentet vendimtare dhe arriti të fitojë 57:70.

Dardan Kapiti ishte më i miri te vendasit me 11 pikë e nëntë kërcime.

Për kampionët e Kosovës ishte humbja e dytë në dy ndeshje, derisa për mysafirët fitorja e dytë në dy ndeshje.

Takimin e ardhshëm, ‘Xehetarët’ e kanë në shtëpi ndaj Caledonia Gladiators më 23 tetor.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners