Kapitenia e KBF Bashkimi, Aulona Muhadri, është shpallur MVP e xhiros së parë në Superligën e Femrave!
Muhadri shkëlqeu në derbin ndaj Prishtinës, ku Bashkimi triumfoi me rezultat bindës 76:53. Qendra e Bashkimit realizoi një performancë të jashtëzakonshme me 14 pikë, 11 kërcime dhe 1 asistim.