Trepça, kampionia e Kosovës në basketboll do t’i ketë tri ndeshje radhazi në shtëpi në grupet e FIBA Europe Cup.
Takimi i parë i mitrovicasve në Grupin H ishte ndaj JDA Bourgogne Dijon të Francës, ku pësuan 118:73.
Tashmë ‘Xehetarët’ do të kenë tri ndeshje në shtëpi: MHP Riesen Ludwigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor.
MHP Riesen Ludwigsburg në ndeshjen e parë fitoi ndaj Caledonia Gladiators me rezultat 86:62.
Më 5 nëntor do të ndeshen me MHP Riesen Ludwigsburg në Gjermani dhe takimi i fundit është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.
Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.
Ndeshja e së mërkurës zhvillohet nga ora 19:00 në “Minatori” dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa.