Kosova bëri edhe një hap tjetër të madh në afirmimin e basketbollit në vend duke marrë pjesë për herë të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror në eSports Basketball, eFIBA, që këtë vit organizohet për herë të tretë. Përvoja që kemi marrë në këtë garë, sigurisht që do të na kontribuoj në të ardhmen për të kërkuar suksese të vazhdueshme!
Një falënderim i veçantë shkon për lojtarët e ekipit tonë për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë kësaj kohe: Arion Balluku, Ardit Zeka, Fis Jashari, Miran Xheladini, Musa Baruti dhe Petrit Paqarizi.
Faleminderit të gjithë adhuruesve të basketbollit dhe eSports që kanë përkrahur Kosovën gjatë gjithë pjesëmarrjes tonë në këtë Kampionat Botëror.
Rezultatet
Kosova-Britania e Madhe 94:145
Kosova-Italia 84:173
Suedia-Kosova 162:84