10/10/2024 FBK

FBK Lanson Projektin “Alley-OOP”

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të lansojë Projektin Inovativ “Alley-OOP,” që ka për qëllim të popullarizojë dhe zgjerojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.

Projekti lansohet nga FBK në partneritet me FIBA Evropën.

Projekti do të nisë me shumë entuziazëm në Prishtinë, duke vazhduar me turne në qytetet e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Therandës.

Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.

“Alley-OOP” është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin e basketbollit 3x3 në të gjitha qytetet e Kosovës.

Turneu i parë për konkurrencën e meshkujve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohet më 19 tetor, nga ora 12:00.

Në këtë turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore (deri në 4 lojtarë), sipas parimit "i pari vjen, i pari shpërblehet".

Lojtarët e ProCredit Superligës nuk kanë të drejtë të paraqiten.

Ekipet pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të garojnë për një çmim prej 300 eurosh dhe të sigurojnë një vend në turneun e nivelit republikan, ku do të përfaqësojnë ngjyrat e qytetit të tyre.

Ftojmë të gjitha ekipet nga Prishtina të regjistrohen sa më shpejt duke ndjekur udhëzimet më poshtë, për të mos humbur këtë mundësi unike! Ekipet kanë të drejtë të paraqiten vetëm në qytetin e tyre.

Regjistrimi bëhet duke dërguar informacionin e mëposhtëm në email adresën: projectsdirector@basketbolli.com deri më 15 tetor, ora 17:00.

Emri i ekipit dhe qyteti:

Kapiteni (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës, numri i telefonit):

Lojtari 1 (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës):

Lojtari 2 (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës):

Lojtari 3 (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës):

Lojtari 4 (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës):




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: