Edmond Azemi, Koordinator i Përgjithshëm i Programit Afatgjatë FBK-MKRS 2024-2029

Edmond Azemi, Koordinator i Përgjithshëm i Programit Afatgjatë FBK-MKRS 2024-2029

01/10/2024

Edmond Azemi është emëruar Koordinator i Përgjithshëm i Programit Afatgjatë FBK-MKRS 2024-2029.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar emërimin e legjendës së basketbollit.

“Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 23, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 01.10.2024, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Intervista, Bordi i FBK-së miraton emërimin e ish-basketbollistit Edmond Azemi në pozitën e Koordinatorit të Përgjithshëm të Programit Afatgjatë FBK – MKRS 2024-2029. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në vendim.

Edmond Azemi është basketbollisti më i trofeshëm në vendin tonë me Prishtinën, derisa ka qenë edhe pjesë e Kosovës A, ku për shumë vite ka dhënë maksimumin për Dardanët.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners