Penza është skuadra e parë e parë gjysmëfinaliste e Superkupës së Femrave.
Vashat pejane në çerekfinale të kësaj gare, shënuan fitore ndaj Trepçës me shifrat 103:57 (26:14, 23:18, 31:6, 23:19).
Skuadra pejane ishte më e mirë nga fillimi, për të shënuar fitore në fund. Çerekun e parë e fituan 26:14, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 23:18, për të shkuar në pushim me shifrat 49:32.
Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku ishin bindshëm më të mira 31:6, derisa dhjetë minutat ishin formale, për të triumfuar 103:57.
Te Penza u dalluan Terry Jeanne Nicole me 16 pikë e 16 kërcime, Saranda Daci me 17 pikë e tetë kërcime, Jeta Zeka me 18 pikë e shtatë asistime dhe Joyner Saquita Jasmine me 22 pikë e nëntë kërcime, kurse te Trepça më e mira ishte Reneya Hopkins me 42 pikë.
Penza të martën do të ndeshet me Bashkimin nga ora 16:00.