Ndryshohet Grupi i Kosovës në eSports Basketboll eFIBA season 3

Ndryshohet Grupi i Kosovës në eSports Basketboll eFIBA season 3

20/09/2024

Sot FIBA ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës që grupi ynë për fazën e para-kualifikueseve të Kampionatit Botëror në eSports Basketboll eFIBA season 3 ka ndryshuar, për shkak që të mos jemi në grupin e njëjtë me Serbinë.

Kosova tash do të jetë pjesë e Grupit a, bashkë me ekipet kombëtare të Francës, Britanisë së madhe, Italisë, Zvicrës, Suedisë dhe Greqisë.

Ndeshjet do te luhen me datë 8 dhe 10 tetor 2024. Pesë nga këto shtatë ekipe kombëtare do të kualifikohen për fazën e dytë të kampionatit, kualifikueset regjionale.

Super ndeshje po na presin në rrugën e ekipit tonë për kualifikim në fazën tjetër.

Për informata shtesë, do të ju njoftojmë me kohe.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners