Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave
Orari i punës: 40 orë në javë (Orar i plotë)
Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj me mundësi vazhdimi
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave është përgjegjës për “shëndetin” financiar të FBK-së
Asiston Menaxherin e Financave në mbledhjen, përgatitjen dhe interpretimin e raporteve, buxheteve, llogarive, komenteve dhe pasqyrave financiare;
Asiston Menaxherin e Financave për përgatitjen e raporteve javore, mujore, vjetore, për Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FBK-së;
Përgatit fatura në emër të FBK-së;
Asiston Menaxherin e Financave në kontrollimin e të ardhurave, rrjedhës së parasë, keshit dhe shpenzimeve të FBK-së;
Zhvillon dhe menaxhon sistemet/modelet e brendshme financiare;
Asiston Menaxherin e Financave në përgatitjen e listave të pagave për stafin e zyrës ekzekutive, si dhe për gjyqtarët/vëzhguesit, si dhe për stafin shtesë të FBK-së;
Merr pjesë në stafin organizativ në të gjitha aktivitetet e federatës, si organizimi i Kuvendit të FBK-së, Kupës së Kosovës, kampeve, turneve, seminareve, klinikave dhe organizimeve për Përfaqësuesen A dhe Përfaqësueset e Reja të Kosovës;
Asiston Menaxherin e Financave në mbylljen e projekteve për MKRS, KOK, KON, FIBA, Ambasada të huaja që veprojnë në Kosovë;
Punë tjera të deleguara ndërkohë nga Menaxher i Financave;
I raporton direkt Menaxherit të Financave dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, që është përgjegjës/e për zyrën ekzekutive të FBK-së;
Kualifikimet:
I/e diplomuar në drejtimin Financa dhe Kontabilitet;
Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht Excel dhe Word);
Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
Aftësi analitike në punë;
Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Përvoja e punës është përparësi;
Të gjithë ata që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 20.09.2024 duke dërguar CV-në office@basketbolli.com me titullin “Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave”
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nëpërmjet telefonit.