Dita e gjysmëfinaleve

Dita e gjysmëfinaleve

09/09/2024

Pas ndeshjeve interesante në çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, sot është dita e gjysmëfinaleve.

Përballja e parë pritet shumë interesante mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy rivalëve të basketbollit të Kosovës.

Bardhekaltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit 78:73, kurse Verdhezinjtë mundën Proton Cable Prizrenin 100:81.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Këto dy skuadra u ndeshën edhe në finale të “Play-off”-it, duke dhuruar spektakël të basketbollit në pesë ndeshje.

Katër skuadrat duan trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.

Ndeshjet zhvillohen në Prizren, aty ku po zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll. Finalja zhvillohet të mërkurën.

Orari

E hënë

17:00 Sigal Prishtina – Peja

20:00 Trepça - Golden Eagle Ylli

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners