07/09/2024 FBK

Mesazhi i Kryetarit Arben Fetahu për edicionin e ri 2024/25

Të nderuar basketbollistë/e, trajnerë/e, punëtorë sportivë dhe të gjithë dashamirësit e basketbollit,

 

Pas një edicioni të jashtëzakonshëm, na pret një edicion edhe më emocionues dhe interesant në basketbollin e Kosovës.

Rrugëtimi ynë i gjatë do të nisë me Superkupën, për të vazhduar me garat e tjera. Ky edicion do të jetë plot sfida, por gjithashtu do të na sjellë edhe momente të paharrueshme në sportin tonë të dashur.

Basketbolli në Kosovë është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, dhe jam shumë i lumtur që këtë rrugëtim po e përjetojmë së bashku, me të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e tij.

Rritja e cilësisë dhe interesimit për basketbollin kërkon më shumë përgjegjësi dhe përkushtim nga të gjithë ne që jemi të angazhuar në këtë sport. Ne punojmë pa u ndalur për të mirën e basketbollit, dhe përkushtimi ynë reflektohet në investimet dhe përgatitjet që kemi bërë për këtë edicion, të cilat na paralajmërojnë një nga edicionet më interesante të viteve të fundit.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të vazhdojë të jetë në mbështetje të fortë për të gjitha klubet, për të dy konkurrencat dhe për të gjitha kategoritë. Ne, si FBK, jemi përgatitur maksimalisht për edicionin e ri dhe do të jemi pranë jush nga ndeshja e parë deri në përfundimin e edicionit.

Ju uroj suksese çdo klubi dhe shpresoj që ky edicion të mbahet mend për cilësinë dhe shikueshmërinë e tij. Gjithashtu, skuadrave që garojnë në arenën ndërkombëtare ju dëshiroj suksese të mëdha, për të përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në garat evropiane.

Të gjithë ne-punëtorë sportivë, lojtarë, trajnerë dhe të gjitha Grupet e Interesit-le të angazhohemi për të mirën e basketbollit dhe për zhvillimin e masivizimin e sportit, të cilit i kemi kushtuar pothuajse tërë jetën tonë.

Pa dashur të harroj askënd, dua të falënderoj secilin për kontributin tuaj dhe ju uroj një edicion sa më të suksesshëm për të gjithë.

Le të jetë një edicion i bukur dhe i paharruar!

I juaji,

Sinqerisht,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: