Të dielën (dje) është zhvilluar turneu “Village Edition” në 3x3 te meshkujt.
Në këtë aktivitet që u organizua në “The Village” Ferizaj, kanë garuar tetë skuadra, nga faza e grupeve, e deri në finale, që ishte mjaft interesante, dhe interesim të madh, duke u përcjellur nga një numër i madh i tifozëve.
Turneu u organizua nga Klubi 3x3 Prishtina në mbështetje nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Fillimisht u zhvilluan ndeshjet në grupe, dhe më pas gjysmëfinalet e finalja. Po ashtu kishte garë për tri pikë dhe lojë shpërblyese.
Në fund finalja u zhvillua ndërmjet Bero Kingdom nga Prizreni dhe Roombar Istogu nga Istogu, duke sjellë emocione të mëdha, derisa u fitua nga prizrenasit 21:20.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka ndarë çmimin MVP për Bardh Rexhën, derisa organizatori i turneut, Fisnik Juniku ka dhuruar shpërblimin për skuadrën fituese.