Të premten (nesër) në ora 17:00 do të përfundojë afati për licencimin e klubeve të basketbollit.
Çka është licencimi i klubeve?
Kriteret për licencimin e klubeve të basketbollit në Kosovë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë, integritetit, sigurisë dhe stabilitetit financiar të ligës.
Ato janë të dizajnuara për të siguruar që klubet e licencuara të basketbollit në Kosovë të jenë në gjendje të konkurrojnë në një nivel të caktuar, të ruajnë stabilitetin financiar dhe të operojnë në mënyrë të sigurt dhe etike.
Sigurimi i standardeve të larta
Përmirësimi i nivelit të lojës
Siguria dhe mirëqenia e lojtarëve
Transparenca dhe llogaridhënia
Zhvillimi i të rinjve
Integrimi në gara ndërkombëtare
Rritja e besimit të publikut dhe sponsorëve
Për herë të parë është paraparë edhe poentimi me anë të së cilit klubet do të vlerësohen dhe në fund edhe do të ketë “shpërblim financiar” për klubet që janë më lartë të ranguara në aspektin e plotësimit dhe implementimit të kritereve.
Kriteret për edicionin 2024-25
Kriteri sportiv
Kriteri financiar
Kriteri ligjor, etik, disiplinor
Kriteri administrativ dhe i personelit
Kriteri infrastrukturor
HAPAT PËR APLIKIM:
AFATI PËR APLIKIM: 23 Gusht 2024, ora 17:00.
Për çfarëdo pyetje apo sqarimi, mos hezitoni të na kontaktoni përmes email adresave legal@basketbolli.com dhe office@basketbolli.com.