Nesër me datë 21.08.2024, në ora 17:00 do të përfundojë afati i konkursit për organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Superkupa e Kosovës do të organizohet më 7-11 Shtator 2024.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Superkupës së Kosovës - Meshkuj.
Për të konkurruar për organizimin e Superkupës së Kosovës - Meshkuj, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
➢ të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së (apo marrëveshjen për shlyerjen e obligimeve ndaj FBK-së të nënshkruar);
➢ të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s, Propozicioneve dhe Rregullores së Garave të FBK-së, si dhe akteve tjera normative të FBK-së;
➢ të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK;
➢ të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Superkupës;
➢ ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
➢ të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e Superkupës;
➢ ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës;
➢ të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.
Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent (kryerja e obligimeve ndaj FBK-së).
Aplikimet për organizimin e Superkupës së Kosovës për Meshkuj 2024 duhet të dërgohen në email adresën: sekretari@basketbolli.com.