Ndeshja e parë për Kosovën në FIBA U16 në Konya të Turqisë

Ndeshja e parë për Kosovën në FIBA U16 në Konya të Turqisë

15/08/2024

Vashat e Kosovës e nisën me humbje FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni B, që filloi në Konya të Turqisë dhe do të zgjasë deri më 24 gusht.

Në ndeshjen e parë, kishin përballë Turqinë dhe përkundër se dhanë maksimumin pësuan me shifrat 45:105 (10:12, 6:38, 13:26, 16:29).

Periudha e parë ishte e baraspeshuar, por nga periudha e dytë, vendaset filluan shkëputjen dhe fituan me 60 pikë dallim.

Te Kosova, Gerta Hoti kishte nëntë pikë e 12 kërcime, derisa Klea Gashi 15 pikë.

Nesër Kosova do të ndeshet me Ukrainën nga ora 18:00, derisa më pas do të ndeshet me Sllovakinë dhe Islandën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners