12/08/2024 FBK

Caktohet vendi dhe ora e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor të FBK-së

Në bazë të nenit 23 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marr vendim që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 30 gusht (e premte).

Kuvendi do të mbahet nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” - Prishtinë me këtë rend të ditës:

  1. Zgjedhja e trupave punues:

- Kryesisë së punës;

- Komisionit verifikues;

- Procesmbajtësit.

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;
  2. Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së (secili kandidat ka kohë deri në 10 minuta);
  3. Votimi për Kryetar të FBK-së;
  4. Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
  5. Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
  6. Të ndryshme.

Federata e Basketbollit e Kosovës të enjten që e lamë pas (08.08.2024) i ka dërguar ftesat dhe të gjitha materialet tjera përcjellëse, pjesëmarrësve të Kuvendit dhe grupeve të tjera të interesit, derisa fletë nominimet për Kryetar të FBK-së dhe autorizimet e delegatëve (nëse ka ndryshime) duhet të dorëzohen deri më 19 gusht 2024 (e hënë) në ora 17:00 në zyre të FBK-së.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: