Kosova ka pësuar nga Islanda me rezultat 77:52 (25:8,14:19,17:10,21:15) në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni B për meshkuj.
Në çerekun e parë “Dardanët” e rinj ishin të pa fat, çerek ky që e vendosi edhe lojën. Ndërsa ishin më mirë në 10 minutat e fundit të pjesës së parë, por e pamjaftueshme për të siguruar fitore.
Lojë më e baraspeshuar u pa në periudhën e tretë, ndërsa pjesa e fundit i takoi kundërshtari, për ta mbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 77:52.
Më të dalluarit tek Kosova ishin, Erolt Rrahmani me 21 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime si dhe Arda Mert Cavusoglu me 9 pikë, 2 kërcime dhe 1 asistime.
Ndeshjen e radhës Kosova U-18 e zhvillon nesër me fillim nga ora 15:00 ndaj Polonisë.