Pësojmë nga Zvicra

Pësojmë nga Zvicra

28/07/2024

Kosova U18 ka pësuar humbje nga Zvicra me shifrat 52:87 (9:26, 19:15, 11:29, 13:17), në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni B për meshkuj.

Edhe pse ndeshja nisi e baraspeshuar, zviceranët u shkëputën në çerekun e parë, duke e fituar 9:26, derisa në periudhën e dytë Dardanët ishin më të mirë 19:15.

Sidoqoftë, Zvicra ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe triumfoi në fund 52:87.

Kjo ishte humbja e tretë për Kosovën, derisa Dardanët e rinj në kuadër të Grupit B do të ndeshen edhe me Islandën dhe Poloninë.

Yll Kastrati dhe Andi Ahmeti kishin nga 16 pikë për Kosovën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners