Kosova U20 te meshkujt ka pësuar humbje nga Irlanda me rezultat 71:53 (24:5, 18:16, 17:20, 12:12), në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B.
Çereku i parë ishte fatal për Dardanët e rinj, që pësuan 24:5, derisa më parë u zhvillua lojë më e barabartë, megjithatë nuk arritën përmbysjen.
Sfida u zhvillua për vendet 13-16 në Kampionatin që po zhvillohet në Rumani.
Te Kosova, Eliot Peci kishte 15 pikë e tetë kërcime, derisa Olsi Kurtaj shtoi 12.
Nesër (e diel), Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit për vendin e 15-të.