Kosova ka pësuar humbje nga Estonia me rezultat 69:60 (22:14, 15:15, 17:10, 15:21).
Sfida ishte e vlefshme për vendet 9-16 në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.
Dardanët e rinj po fitonin në çerekun e parë 10:13, por një seri prej 7:0 e estonezëve përmbysi shifrat, dhe fituan çerekun e parë 22:14, derisa kjo u përsërit edhe në periodën e tretë, ku basketbollistët e Kosovës edhe pse afruan shifrat në 37:36, Estonia u shkëput në 54:36, derisa në fund fituan 69:60.
Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Rron Dahsyla me 11 pikë e 11 kërcime.
Kosova të shtunën do të luajë ndaj Irlandës për pozitat 13-16.