Kosova përfundon garat në FIBA 3x3 Women’s Series

Kosova përfundon garat në FIBA 3x3 Women’s Series

18/07/2024

Kosova përfundoi garat në FIBA 3x3 Women’s Series, që po zhvillohet në Prishtinë.

Sot janë zhvilluar ndeshjet në grupe, derisa nesër do të zhvillohen çerekfinalet, gjysmëfinale dhe finalja e kësaj gare.

Dardanet në Grupin A zhvilluan ndeshje të mira, por pësuan nga Polonia, Izraeli dhe Gyor-i i Hungarisë.

Ndaj Polonisë humbën 17:10, ku Enisa Kamerolli shënoi pesë pikë, Agnesa Rrahmani shtoi katër dhe Anilë Selmani një.

Nga Izraeli janë mundur 19:8, ku Anilë Selmani shënoi pesë pikë, derisa tri shtoi Agnesa Rrahmani.

Në ndeshjen e fundit në grupe ndaj Gyor-it humbën 21:7, ku Enisa Kamerolli kishte gjashtë pikë, derisa Anilë Selmani shtoi një.

Nesër zhvillohen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja.

Ndeshjet transmetohet në platformën Art Motion.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners