Më 18/19 korrik në Sheshin “Zahir Pajaziti” për herë të dytë radhazi do të mbahet FIBA 3x3 Women’s Series.
Gjithashtu kjo është hera e dytë që Kosova garon në këtë event, mjaft me rëndësi në basketbollin e femrave 3x3.
Kosovën në FIBA 3x3 Women’s Series do ta prezantojnë Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani, Anita Grainca dhe Anilë Selmani.
Kosova është në Grupin A, së bashku me Poloninë, Gyor-in e Hungarisë dhe Izraelin.
Ndeshjen e parë, Dardanet e kanë ndaj Polonisë, nga ora 16:00. Sfida e dytë është ndaj Izraelit nga ora 17:50 dhe e fundit ndaj Gyor nga ora 20:50.
Në këtë ngjarje marrin pjesë tetë shtete që janë të ndara në dy grupe. Vendi i parë i grupeve kualifikohet direkt në gjysmëfinale, kurse vendet 2-3 luajnë në çerekfinale.
Ndeshjet transmetohet në platformën Art Motion.