Kosova, e pesta

Kosova, e pesta

30/06/2024

Kosova është renditur e pesta në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që sonte përfundon.

Në këtë Evropian po garojnë tetë kombëtare.

Kosova në ndeshjen për vendin e pestë fitoi ndaj Armenisë 53:39.

Vendaset e filluan takimin për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme, duke fituar çerekun e parë bindshëm 21:4. Periudha e dyta ishte më e balancuar, në fakt, armenet ishin më të mira për një nuancë, duke e fituar këtë pjesë 13:18, për të shkuar në pushim me rezultat 34:22.

Lojë e ngjashme ishte në periodën e tretë që përfundoi 12:15, derisa në dhjetë minutat e fundit, Dardanet ruajtën epërsinë dhe triumfuan 53:39.

Te Kosova u dalluan Aulona Muhadri me dhjetë pikë e 21 kërcime dhe Enisa Kamerolli me 19 pikë e katër kërcime.

Në ndeshjen për vendin e shtatë, Andorra mundi Gjeorgjinë 80:49.

Për vendin e tretë do të luajnë Qipro me Shqipërinë, derisa finalja është ndërmjet Maltës dhe Norvegjisë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners