Sot fillon Kampionati Evropian për Shtete të Vogla te Femrat. Ky kampionat do të jetë deri më 30 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kjo është hera e parë që Kosova organizon një ngjarje të tillë.
Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin që për herë të parë të shohin Kosovën A Femrat duke luajtur në shtëpi, në një garë me shtatë shtete të tjera, ku në një konkurrencë shumë të fortë ekipi ynë synon të bëjë më të mirën për të shënuar rezultate sa më pozitive.
Përzgjedhës i Kosovës është Viktor Kovac, i cili është shpallur kampion me KBF Bashkimin, derisa Dardanet kanë dhënë maksimumin në përgatitje për të qenë sa më të gatshme për këtë Evropian.
Në garën e këtij viti do të marrin pjesë tetë shtete, të cilat janë ndarë në dy grupe me nga katër kombëtare:
Grupi A: Qipro, Malta, Kosova, Gjeorgjia;
Grupi B: Norvegjia, Shqipëria, Andorra, Armenia.
Orari i ndeshjeve të Kosovës:
Malta vs Kosova | 25 qershor 2024 | 20:30
Kosova vs Qipro | 26 qershor 2024 | 20:30
Kosova vs Gjeorgjia | 27 qershor 2024 | 20:30
Orari i plotë