Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija ka marrë pjesë në Klinikën Vjetore Kombëtare të Instruktorëve të Gjyqtarëve të FIBA-s (ANIC) në qytetin portugez të Portos.
Klinika është mbajtur më 20-23 qershor, ku kanë marrë pjesë më shumë se 40 Instruktorë Nacionalë nga vendet e ndryshme evropiane, derisa FBK-ja po përfaqësohet nga Kurshumlija.
Klinika është kryesuar nga Shefi i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakic.
Në këtë klinikë është diskutuar për risitë në fushën e gjykimit, përfshirë cilësinë e vendimmarrjes, disiplinën në mekanik dhe IOT, gabimet josportive, faullet në mbrojtje ose sulm (charge/block), protokollet dhe analizën video.