14/06/2024 FBK

Edita Medunjanin, Pjesëmarrëse në Programin Evropian të Lidershipit Rinor

Menaxherja e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Edita Medunjanin, është pjesëmarrëse në Programin Evropian të Lidershipit Rinor.

Ky Program filloi më 11 qershor dhe do të përfundojë më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës apo Shtëpinë e Basketbollit Botëror.

Program Lidershipi Rinor është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë, për të fituar aftësi të avancuara udhëheqje dhe për të zhvilluar projekte të tyre në "Basketball For Good".

Si pjesë e këtij programi, pjesëmarrësit kanë tri role dhe përgjegjësi kryesore:

  1. Vullnetarë në FIBA Open: Pjesëmarrësit kontribuojnë ndjeshëm në suksesin e një prej ngjarjeve më të mëdha të basketbollit 3x3 në botë, duke ofruar mbështetje të rëndësishme logjistike dhe organizative.
  2. Koordinatorë në FIBA Youth EuroBasket: Pjesëmarrësit integrojnë komponentin e "Basketball For Good" në ngjarjet e tyre, duke rritur ndikimin social dhe të qëndrueshëm të saj. Kjo përfshin nisma për përfshirjen sociale dhe aktivitete që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm përmes basketbollit.
  3. Ambasadorë të “Basketball For Good”: Pjesëmarrësit bashkohen me komunitetin global të Lidershipit Rinor, duke vazhduar të krijojnë ndikim pozitiv në vendet e tyre përmes projekteve dhe iniciativave që përdorin basketbollin si një mjet për ndryshime sociale.

Edita Medunjanin dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësinë të përvetësojnë përvoja të reja dhe të ndajnë njohuritë e tyre me komunitetet e tyre për të promovuar zhvillimin social dhe kulturor përmes basketbollit.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: