Në këtë edicion të Prince Caffe Superligë, shikueshmëria ka qenë e lartë dhe kjo shihet edhe me shifra.
Në 112 ndeshje në garat e rregullta, ka pasur 100 960 shikues apo 900 shikues për ndeshje.
Në Play-off u zhvilluan 18 ndeshje, prej tyre dy pa shikues, për shkak të dënimit të Pejës, derisa kishte 27 900 shikues, apo 1743 shikues për ndeshje.
Gjithashtu u zhvilluan dy ndeshje në Play-out. Në total u zhvilluan 132 ndeshje dhe kishte 128 860 shikues, me 976 mesatarisht shikues për ndeshje.
Për Superkupë u zhvilluan shtatë ndeshje në Therandë, ku kishte 5 500 shikues.
Ndërkohë, për Final 8, në Kupën e Kosovës në shtatë ndeshje kishte 10 900 shikues.