Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.
Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës do të mbahet në Portoroz të Sllovenisë, më 11 maj.
Në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës do të diskutohet për tema të rëndësishme për basketbollin ndërkombëtar.
Më 10 maj, po në Portoroz të Sllovenisë do të mbahet Mbledhja e Bordit të FIBA Evropës, ku do të marrë pjesë edhe i pari i basketbollit të Kosovës.
Kjo do të jetë mbledhja e katërt për Fetahun, si anëtar i Bordit të FIBA Evropës. Kujtojmë se, Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës në maj të vitit të kaluar.
Dushku do të marrë pjesë në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Europe-s, që zhvillohet më 10 maj.