Peja triumfon në Gjakovë

Peja triumfon në Gjakovë

27/04/2024

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, ku herë njëra skuadër ishte në epërsi e herë tjetra, derisa epërsinë më të lartë e kishin therandasit 11:16, kurse kjo pjesë përfundoi 25:23. Kampionët e Kosovës ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi tri herë deri në 11 pikë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 52:44.

Pejanët vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, për të ngritur më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 21 pikë, 73:52, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 78:63. Në dhjetë minutat e fundit, therandasit tentuan rikthim, por Peja menaxhoi epërsinë dhe lojën, duke triumfuar në fund 98:86.

Te Peja më i miri ishte Larry Thomas me 27 pikë, katër kërcime e nëntë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, nëntë asistime dhe gjashtë topa të vjedhur.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në Therandë, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners