Gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë në garat evropiane, që do të zhvillohen gjatë verës.
Xhelal Mumini do të gjykojë në FIBA U20 EuroBasket Division B për meshkuj, që do të zhvillohet në Pitesti të Rumanisë. Ky kampionat zhvillohet nga 12 deri më 21 korrik.
Ngadhnjim Shabani do të gjykojë në FIBA U18 EuroBasket Division B për meshkuj, që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 26 korriku deri më 4 gusht.
Elldin Uglari do të gjykojë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 30 qershor.
Uglari po ashtu do të gjykojë në U16 Women's EuroBasket, Division B që zhvillohet nga 15 deri më 24 gusht në Konja të Turqisë.
Amar Djekovic do të gjykojë në dy gara ndërkombëtare. Amari do të gjykojë në FIBA Kampionatin Evropian për U18 Femra, Divizioni C, që zhvillohet në Prishtinë nga 23 deri më 28 korrik, si dhe FIBA U16 EuroBasket Division C, që zhvillohet në Tiranë nga 9 deri më 14 korrik.