14/04/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Ka përfunduar seminari për Qeverisjen e Mirë në Sport organizuar nga FBK për klubet e basketbollit 

Ka përfunduar seminari dy ditor i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për klubet e basketbollit, me temën “Qeverisja e Mirë në Sport”.
Të pranishëm në këtë seminar kanë qenë përfaqësuesit e klubeve të FBK në dy konkurrencat.

Sot ka ligjëruar eksperti Agim Çitaku për dy tema shumë të rëndësishme, Rregullativa Ligjore për klubet sportive në Kosovë dhe Procedurat ligjore brenda dhe jashtë kornizës së FBK-së.

Në fund të seminarit të gjithë të pjesëmarrësit janë certifikuar nga “Academy of Leadership Sciences Switzerland” në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Certifikatat janë ndarë nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe ligjëruesi, Agim Çitaku.

Organizimi i këtij seminari kishte për qëllim fuqizimin e klubeve të FBK-së që është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.
Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon përfaqësuesit pjesëmarrës të klubeve, ligjëruesit dhe bashkëpunëtorët e tjerë që ishin pjesë e organizimit të këtij seminari. 

Seminari i radhës për klubet e basketbollit nga FBK në bashkëpunim me FIBA pritet të organizohet në fund të muajit gusht me temën qendrore kushtuar marketingut, digjitalizimit, promovimit dhe vizibilitetit. 

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: