13/04/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Ka filluar seminari “Qeverisja e Mirë në Sport” organizuar nga FBK për klubet e basketbollit

Sot ka filluar seminari për klubet me temën “Qeverisja e Mirë në Sport”, ku të pranishëm janë përfaqësues të klubeve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në të dy konkurrencat.

Seminarin e ka hapur Kryetari i FBK-se, Arben Fetahu me një fjalë rasti, i cili i ka falënderuar klubet pjesëmarrëse si dhe ligjëruesit, ndërsa ka nënvizuar edhe një herë se një nga pesë qëllimet e Planit Strategjik të FBK-së për vitin 2021-2025 është “Fuqizimi i Klubeve”.

“Qeverisja e mirë në klubet e basketbollit në Kosovë ka një rendësi të madhe për zhvillimin e sportit në vend në përgjithësi. Një qeverisje e mirë siguron transparencë, efikasitet dhe integritet në menaxhimin e klubeve, duke sjellë kështu përfitime të shumta për lojtarët, trajnerët, tifozët dhe të gjitha grupet e tjera të interesit. Qeverisja e mirë në klubet e basketbollit kontribuon në rritjen e nivelit të lojës së basketbollit, promovimin e sportit në vend dhe ndërtimin e një komuniteti të fortë sportiv dhe kjo është arsyeja kryesore që ne si FBK kemi vendosur të organizojmë seminarin me këtë temë në mënyrë që t’i ndihmojmë klubet tona të fuqizohen dhe të rriten edhe shumë”, ka thënë ndër të tjera Fetahu.

Në pjesën e parë të seminarit ka ligjëruar Agim Çitaku për hyrjen në Qeverisjen e Mirë, menaxhimi, strukturimi, lidershipi si dhe parimet e qeverisjes së mirë.

Ndërkaq në pjesën e dytë të ligjëratës është duke ligjëruar eksperti i kësaj fushe, Ennio Bovolenta i cili është fokusuar në integritetin dhe manipulimin në sport, masat parandaluese, kodin e sjelljes së FIBA-së, detyrimet e klubeve rreth “Safeguarding” e kështu me radhë.

Seminari do të mbahet edhe ditën e diel ku në fund përfaqësuesit e klubeve do të certifikohen nga Academy of Leadership Sciences Switzerland” në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: