FBK, sërish pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit dhe Sportit

FBK, sërish pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit dhe Sportit

12/04/2024

Më 16-17 Prill do të zhvillohet Panairi i Turizmit dhe Sportit në Prishtinë.

Panairi do të mbahet në palestrën “1 Tetori” nga ora 10:00 deri 17:00.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të politikave për promovimin e Sportit dhe për rritjen e numrit të qytetarëve të përfshirë në aktivitete sportive, vitin e kaluar, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, është siguruar pjesëmarrja e federative sportive për prezantim të punës dhe programeve të tyre në panair. 10 federata sportive kanë marr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit dhe sipas dhënave brenda dy ditësh, mbi 18.000 vizitorë ishte vizituar panairin e sportit.

Në këtë event do të marrë pjesë edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, që është hera e dytë radhazi.

FBK do të prezantojë pesë eventet që do t’i organizojë gjatë verës: FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla - Femrat, FIBA 3x3 Women’s Series, FIBA 3x3 Challenger Prishtina, IBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C për Femra si dhe për Basketbollin 3x3 në kuadër të Projektit “Sport në Shkolla”.

Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë adhuruesit e basketbollit që të vizitojnë stendën e saj, ku do të njoftohen për garat e verës dhe projektet nga FBK, derisa gjithashtu do të ketë edhe dhurata.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners