Edicioni i 16-të i Ligës Ballkanike do të përfundojë të dielën.
Për herë të parë, Qipro do të organizojë Final 4, ku do të përcaktohet kampioni i ri.
Në këtë event do të jenë pjesëmarrëse kampionia e Kosovës, Peja dhe ish-dy herë fituesja e Ligës Ballkanike, Siga Prishtina.
Në Final 4 do të marrin pjesë: PAYBL AEL Limassol e Qipros, Peja, Sigal Prishtina dhe Lovcen e Malit të Zi.
Të premten do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Sigal Prishtinës dhe Lovcen nga ora 17:00 sipas kohës në Kosovë, derisa Peja me vendasit, PAYBL AEL Limassol nga ora 19:30.
Të dielën nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa finalja nga ora 19:30.
Sigal Prishtina e kishte përfunduar këtë garë në vendin e parë me gjashtë fitore e dy humbje, kurse Peja kishte pesë fitore e tri humbje.