KBF BASHKIMI, KAMPION I KOSOVËS

KBF BASHKIMI, KAMPION I KOSOVËS

09/04/2024

Bashkimi ka fituar edhe serinë e tretë finale të “Play-off”-it ndaj Prishtinës, kësaj radhe me rezultat 72:53 (15:8, 22:14, 14:20, 21:11), për të mbrojtur titullin e kampionit, derisa edicionin e suksesshëm e përfunduan me tre trofe, pasi më herët fituan Kupën dhe Superkupën.

Pas një fillimi të barabartë, vendaset filluan të shkëputen, duke e fituar çerekun e parë 15:8. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për tu shkëputur më shumë, për të shkuar në pushim me rezultat 37:22.

Epërsinë prej 15 pikëve e ruajtën deri në dy minutat e fundit, kur prishtinaset arritën të ngushtojnë shifrat në 51:42. Por, në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi thelloi epërsinë dhe triumfoi 72:53.

Kështu Bashkimi arriti të mbrojë titullin e kampionit, derisa këtë edicion kanë fituar edhe Kupën e Superkupën.
Medaljet e arta dhe të argjendta janë ndarë nga Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

MVP është shpallur Adrienne Godbold e Bashkimit, e cila mbylli ndeshjen me 26 pikë e 11 kërcime, derisa çmimi është ndarë nga Linda Shala.

Në fund Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka ndarë trofeun e kampionit për kapitenen e Bashkimit, Aulona Muhadri, me çka përfundoi ky edicion në Superliga Femrat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners