Të martën fillon kursi i gjashtë për trajnerët/et në FIBA WABC Niveli 1

Të martën fillon kursi i gjashtë për trajnerët/et në FIBA WABC Niveli 1

08/04/2024

Kursi i gjashtë i trajnerëve FIBA WABC Niveli 1 do të mbahet prej 9 deri më 14 prill në “ISP Marigona”.

Ligjërues në këtë kurs është Instruktori i FIBA-s, Rui Alves nga Portugalia.

Në fund të kursit trajnerët/et do t’i nënshtrohen provimeve praktike dhe teorike.

Gjithsej janë 15 trajnerë/trajnere që do t’i përcjellin ligjëratat.

Ky kurs mbahet nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners