Kosova përfundon garat në turneun e YDF-së

Kosova përfundon garat në turneun e YDF-së

07/04/2024

Kosova U14 në të dyja konkurrencat ka përfunduar garat në turneun për grupmosha të reja, që po zhvillohet në Rumani dhe do të përfundojë sot.

Në ndeshjen e katërt dhe të fundit, vajzat e Kosovës pësuan humbje nga Maqedonia e Veriut me rezultat 54:34.

Anisa Pulaj kishte 14 pikë për Kosovën dhe nëntë shtoi Bora Mullabazi.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës kanë pësuar humbje nga Maqedonia Veriore me rezultat 86:69. Dardanët e rinj e fituan çerekun e dytë 16:23, derisa i fundit ishte 20:19.

Në turneun e YDF-së marrin pjesë Kosova, Rumania, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia Veriore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners