Kosova në dy dyja konkurrencat me U14 është pjesëmarrëse në turneun e YDF-së në Rumani.
Ky turne organizohet nga sot deri më 7 prill. Në këtë turne që është i përkrahur nga FIBA marrin pjesë Kosova, Rumania, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Bullgaria në të dyja konkurrencat.
Kosova është pjesë e YDF-së nga viti 2016, duke ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.
Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë sot ndaj Bullgarisë, derisa të enjten do të përballen me Turqinë. Kosova të premten përballet me Rumaninë, kurse të dielën ndeshet me Maqedoninë Veriore për të përmbyllur këtë turne.
Te djemtë trajner Driton Obërtinca, kurse te vajzat, Hasan Bytyqi dhe synimi është paraqitja e mirë dhe zhvillimi i talenteve të reja.
Orari
03.04.2024
14:00 Bullgaria (F) - Kosova (F)
16:00 Bullgaria (M) - Kosova (M)
04.04.2024
10:00 Kosova (F) – Turqia (F)
12:00 Kosova (M) – Turqia (M)
05.04.2024
16:00 Rumania (F) – Kosova (F)
18:00 Rumania (M) – Kosova (M)
07.05.2025
13:00 Maqedonia e Veriut (F) – Kosova (F)
15:00 Maqedonia e Veriut (M) – Kosova (M)