E nderuara familje Bajçinca-Brestovci,
I dashur komunitet i sportit,
Me pikëllim të thellë kemi marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila ishte kontribute në sportin e Kosovës.
Shqipja ishte zëri i rinisë dhe grave, duke qenë shembulli më i mirë se si nuk bën të dorëzohet asnjëherë.
Bajçinca-Brestovci ishte pedagoge në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll. Ajo ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Po ashtu ishte edhe anëtare e Bordit të FHK-së e po ashtu delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit.
Shqipja gjithashtu ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit.
Shqipja ka qenë motiv për të gjithë sportistët/et se si të luftohet dhe të mos dorëzohen asnjëherë. Përkundër se u përballë me shumë sfida, nuk u ndal asnjëherë dhe mbetet shembull për të gjithë ne.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajçinca-Brestovci dhe gjithë komunitetin e sportit.
Me Respekt,
Arben Fetahu,
Kryetar i FBK-së