Nga nesër fillon paraqitja për gjyqtarët/et e rinj

Nga nesër fillon paraqitja për gjyqtarët/et e rinj

26/03/2024

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, nga 27 Marsi deri më 5 Prill 2024 fillon shpallja për paraqitjen e kandidatëve/eve gjyqtarë/e të basketbollit, kurse trajnimi intensiv fillon më 20/21 Prill 2024.

Paraqitja e kandidatëve/eve mund të bëhet në adresën elektronike kordinatori@basketbolli.com ose gjyqtaret@basketbolli.com ose personalisht në zyrat e FBK-së në Prishtinë.

Kandidatët/et e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Preferohet të jetë ish basketbollist/e.
  2. Mosha e preferuar nga 16-24 vjeçar/e.
  3. Të jetë njohës i gjuhës angleze.
  4. Të deponojë certifikatën mjekësore

Trajnimi organizohet nga SHGJFBK dhe udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners