Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të mbahet të martën (30.03.2021) nga ora 17:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.
Kjo është vendosur nga Bordi i FBK-së më 12 mars konform statutit. Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku nën mbikëqyrjen e Kryetarit të FBK-së ka përgatitur të gjitha materialet që do të shtjellohen në Kuvend dhe të njëjtat u janë delegatëve të Kuvendit të FBK-së konform afateve statutare.
Rendi i ditës
1. Zgjedhja e Trupave Punues
a. Kryesisë së Punës
b. Komisionit Verifikues
c. Procesmbajtësit
2. Aprovimi i Provesverbalit nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhor 18.12.2020
3. Raporti i Punës i FBK-së për vitin 2020
4. Raporti i Auditimit për vitin 2020
5. Plani i Veprimit për vitin 2021
6. Plani Financiar për vitin 2021
7. Plani i Marketingut për vitin 2021
8. Plani Strategjik i FBK-së 2021-2025
9. Të ndryshme