Paraqitja për gjyqtarë të basketbollit

Paraqitja për gjyqtarë të basketbollit

19/03/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se nga 15.03 deri më 26.03.2021 fillon shpallja për paraqitjen e kandidatëve gjyqtarë të basketbollit, kurse trajnimi intensiv fillon nga 10 Prill 2021.

Paraqitja e kandidatëve mund të bëhet në adresën elektronike kordinatori@basketbolli.com ose gjyqtaret@basketbolli.com ose personalisht në zyrat e FBK-së në Prishtinë.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Preferohet të jetë ish-basketbollist/e.
  2. Mosha e preferuar 16-24 vjeçar.
  3. Të jetë njohës i gjuhës angleze.
  4. Të deponojë certifikatën mjekësore

Trajnimi organizohet nga Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës (SHGJFBK) dhe udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners