E nderuar familja Olluri dhe KB Lipjani
Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe emrin tim personal dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Pajazit Ollurit.
Pajaziti ishte një punëtor i palodhshëm i basketbollit, dhe në veçanti të KB Lipjanit, duke dhënë kontribut të madh për këtë skuadër, por edhe për tërë basketbollin e Kosovës.
Ai ishte themelues i KB Lipjanit, duke punuar me të gjitha gjeneratat dhe duke qenë afër klubit në momentet më të vështira.
Olluri do të kujtohet gjithmonë si një punëtor i devotshëm, i urtë dhe kontributin e tij në basketbollin e Kosovës.
Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet për familjen Olluri dhe KB Lipjanin.
Me Respekt
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës