Peja 03 fiton me përmbysje

Peja 03 fiton me përmbysje

21/01/2024

Peja 03 ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 93:87 (32:33,21:15,13:23,27:16)

Trepça e filloi më mirë ndeshjen duke arriti të krijoj epërsi minimale në 10 minutat e parë, Trepça shënoi 33 pikë ndërsa Peja 03 shënoi 32 pikë. Më të vëmendshme u treguan vajzat pejane në çerekun e dytë duke arritur që të barazojnë shifrat e të kalojnë në epërsi në +5 pikë në fund të pjesës së parë.

Epërsia e Peja 03 nuk ishte problem për Trepçën e cila u rikthye edhe një herë fuqishëm në çerekun e tret ku shkriu epërsinë nga pejanet e pastaj edhe e rikrijoj epërsinë +5 për ta mbyllur periudhën e tretë me rezultat 66:71.

Fituesi u vendos në periudhën e fundit ku Peja 03 tregoi lojë më të fuqishme duke arritur që edhe një herë ta rikthej rezultatin e kësaj here për fitore me rezultat 93:87

Rachel Hollivay dhe Jenna Mastellone ishin më të dalluarat tek Peja 03 me Hollivay 20 pikë, 18 kërcime dhe 1 asistime ndërsa Mastellone 34 me pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime. Tek Trepça  Mar’shay More ishte më e dalluara me 37 pikë, 8 kërcime dhe 11 asistime.

Kjo ishte ndeshja e fundit që u zhvillua në kuadër të xhiros së 15 në Superliga Femrat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners