Bashkimi ka fituar në Pejë ndaj Penzes 59: 82 (10:18,17:24,14:13,18:27).
Derbi i kësaj javë ballafaqoi rivalet e vjetër, Bashkimi që nga fillimi krijoj epërsi që e mbajti deri në fund për ta shënuar fitoren e 13 në Superliga Femrat.
Në çerekun e parë Bashkimi krijo epërsi prej 8 pikësh, 10:18, kurse Penza u thye edhe më shumë në periudhën e dytë ku Bashkimi shënoi edhe 24 pikë të tjera ndërsa Penza arriti të shënoj vetëm 17.
Lojë më e barabartë u pa në çerekun e tretë vajzat nga Prizreni shtuan edhe 14 pikë kurse Penza shënoi edhe 13 të tjera për tu afruar më shumë tek rezultati.
Edhe çereku i fundit i takoi mysafireve që e mbyllen ndeshjen me seri fantastike.
Tek skuadra fituese më efikaset ishin Sarah Mgbeike me 25 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime si dhe Arbnore Përquku me 11 pikë, 16 kërcime dhe 15 asistime.
Për Penzen kontributin më të madh e pat Saranda Daci me 16 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.