Traylor, MVP i xhiros 14

Traylor, MVP i xhiros 14

11/01/2021

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, apo e fundit për stinorin vjeshtor.

Derbin e xhiros e fitoi Rahoveci që mundi Golden Eagle Yllin 92:86, ku u dallua Isaiah Traylor. Basketbollisti amerikan shënoi 32 pikë në këtë ndeshje, derisa kishte edhe dhjetë kërcime e dy asistime, me një indeks prej 28.

Përveç lojës së mirë, ai u faulua edhe 12 herë në këtë përballje, derisa dëshmoi lojë të mirë në momentet vendimtare.

Rahoveci përfundoi stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, derisa njëri nga më meritorët është Isaiah Traylor.

Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishin: Demetris Morant (40) i Golden Eagle Yllit, Brandon Walters (36) i Pejës, Isaiah Traylor (28) i Rahovecit, Xavier Cannefax dhe Joshua Martin (26) të Ponte Prizrenit.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners