16/11/2026
Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Penzës, me rezultat 80:72, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Femrave.
Kampionet iu revanshuan për humbjen e pësuar në javën e parë të këtij edicioni.
Nyshea Weaver u dallua te vendaset me 20 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, kurse më e mira te mysafiret ishte Nyla Jean me 29 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime
Penza ka tri fitore e dy humbje, kurse Bashkimi katër fitore e një humbje.