12/11/2026
Bashkimi ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Valmieras me rezultat 85:77, në kuadër të FIBA Europe Cup.
Skuadra nga Prizreni e nisi mirë takimin, duke qenë në epërsi pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë. Megjithatë, vendasit arritën të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë, ndërsa Bashkimi nuk arriti të ruante ritmin e treguar në fillim të ndeshjes.
Te Bashkimi, më efikasi ishte Shannon Shorter me 17 pikë dhe 6 asistime.
Kjo ishte përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion të FIBA Europe Cup. Në takimin e parë, të zhvilluar në Prizren, Bashkimi kishte shënuar fitore me rezultat 79:77.
Me këtë humbje, Bashkimi ka bilanc prej një fitoreje dhe katër humbjesh, duke e vështirësuar ndjeshëm rrugën drejt kualifikimit në fazën e dytë. Sipas formatit të garës, dy skuadrat e para të secilit grup sigurojnë vazhdimin e garave. Prizrenasit ende kanë mundësi matematikore për kualifikim, por do t'u nevojitet një seri rezultatesh pozitive në ndeshjet e mbetura, si dhe rezultate të favorshme nga përballjet e rivalëve të drejtpërdrejtë.