Superliga e Femrave vazhdon me xhiron e pestë

Superliga e Femrave vazhdon me xhiron e pestë

06/11/2026

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së pestë, ku në program janë dy takime që do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën në Mitrovicë dhe Pejë.

Në Pejë, Penza pret Prishtinën e cila është ende në kërkim të fitores së parë, pas tri humbjeve në po aq ndeshje të zhvilluara. Pejanet në anën tjetër kanë regjistruar dy fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e para të sezonit, duke pësuar humbjen e vetme ndaj Pejës 03. 

Në takimin tjetër, Trepça përballet me Bashkimin në palestrën “Minatori”. Mitrovicaset vijnë pas fitores së parë sezonale, të cilën e regjistruan ndaj Prishtinës me rezultat 61:41. Në anën tjetër, kampionia në fuqi, Bashkimi, vjen pas triumfit ndaj Pejës 03 me rezultat 73:66, duke regjistruar fitoren e dytë në tri ndeshje.

Në këtë xhiro pushon skuadra e Pejës 03.

Ndeshjet e Superligës së Femrave do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FBK-së në YouTube.

Superliga e Femrave – Xhiro V

E shtunë, 7 nëntor

15:00 | Trepça – Bashkimi

E diel, 8 nëntor

16:00 | Penza – Prishtina

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners